9.8 C
Skopje
E diel, 23 Mars, 2025

VLEN: M-NAV dhe klani familjar i BDI-së, shembulli i një pushteti të kapur!

BDI-ja e listave të zeza nuk ka lidhje me interesat e shqiptarëve, i përdor ata si mburojë për të fshehur krimin dhe nepotizmin e vet! Piskamat për “deshqiptarizim” e “spastrime etnike” janë vetëm tymnajë për të mbuluar panikun nga humbja e privilegjeve dhe frikën nga drejtësia.

Po të kishin menduar ndonjëherë për shqiptarët, do t’u kishin zgjidhur hallet për 20 vjet. Por çfarë bënë? Krijuan pashallëk për familjarët e tyre, rehatuan kunata e nipa në “kullotat e pushtetit” dhe shqiptarët i lanë pa punë, duke i detyruar të ikin nga vendi!

M-NAV është vetëm një shembull i turpshëm i kësaj piramide familjare të BDI-së, një bastion ku vetëm mbiemri i duhur të jep vend pune me rrogë të majme!

Ja si BDI-ja ka “mbrojtur” shqiptarët duke i rehatuar të vetët:

* Verona Grubi – kunata e Artan Grubit si udhëheqëse e Arkivit.
* Besa Halimi – kunata e Ejup Halimit si udhëheqëse e prokurimeve.
* Afërdita Halimi, Ajsere Aliu, Rumeja Osmani – familjarë të Ejup Halimit.
* Gzime Hasani – bashkëshortja e Muharrem Hasanit.
* Rejhane Osmani – motra e Bujar Osmanit.
* Arbin Veseli – nipi i Bekim Nezirit.
* Burak Ismaili – djali i Hisni Ismailit.
* Samir Bushi – djali i Nazif Bushit.

A është kjo barazia e shqiptarëve që kërkon BDI? Sigurisht që përgjigja është një JO e madhe! Ata krijuan “ndërmarrje familjare” me paratë e shtetit, ndërsa rinia shqiptare mbeti rrugëve, e papunë dhe e dëshpëruar!

VLEN do ta çmontojë këtë sistem të kalbur dhe do të sjellë drejtësi për të gjithë shqiptarët!

Të ngjajshme

Të fundit