Vrasje dhe vetëvrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Demir Kapi, një lajm i tillë ka tronditur opinionin e Demirkapisë si dhe opinionin në Tikvesh.
I tronditur dukshëm kryetari i Komunës së Demir Kapisë, Llazar Petrov, ka konfirmuar për MIA-n se ka ndodhur një ngjarje fatkeqe, por nuk ka mundur të japë detaje rreth rastit. Ai shprehu keqardhjen dhe pret që hetimi të tregojë se çfarë ka ndodhur saktësisht.
Jozyrtarisht, një i moshuar mbi 64 vjeç ka qëlluar me armë zjarri fqinjin që banonte sipër tij në një ndërtesë, i cili ishte në moshën rreth 34 vjeç. Dyshohet se arsyeja ka qenë një debat i mëparshëm.
MIA i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë, nga të cilat priten informacione zyrtare gjatë ditës.
