7.8 C
Skopje
E hënë, 4 Nëntor, 2024

Vritet një amerikan në Bregun Perëndimor, SHBA-ja i kërkon sqarime Izraelit

Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi zyrtarisht vdekjen e një qytetari amerikan në Bregun Perëndimor të premten ndërsa i ka kërkuar më shumë informacione qeverisë izraelite.

“I shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes”, tha zëdhënësi për CNN.

Zëdhënësi nuk dha emrin e individit për shkak të konsideratave të privatësisë. “Për shkak të respektit ndaj familjes gjatë kësaj kohe të vështirë, nuk kemi asnjë koment tjetër”, tha zëdhënësi.

CNN raportoi më herët të premten, duke cituar agjencinë palestineze të lajmeve WAFA, se Tawfiq Hafiz Ajjaq, 17 vjeç, u qëllua për vdekje.

Ajjaq u qëllua në kokë dhe u dërgua në Kompleksin Mjekësor të Palestinës në Ramallah, ku ai ishte në gjendje kritike, por më vonë vdiq,

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe policia izraelite i thanë CNN se morën një raport se një oficer policie jashtë detyrës dhe një civil izraelit qëlluan në drejtim të një “individi palestinez të dyshuar për hedhjen e gurëve në zonën e Al-Mazra’a ash-Sharqiya”.

IDF thotë se po shqyrton pretendimet se një ushtar ka qëlluar në drejtim të tij, ndërsa policia izraelite gjithashtu ka nisur një hetim.

SHBA është “seriozisht e shqetësuar” për raportet për të shtënat, megjithëse informacioni është “i pakët në këtë moment”, tha John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, në një konferencë të së premtes.

Të ngjajshme

Të fundit