20.8 C
Skopje
E mërkurë, 24 Prill, 2024

VV: 5 muaj nga sulmi në Banjskë, ende s’ka aktakuzë nga Prokuroria Speciale

Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar se janë bërë 5 muaj që prej sulmit ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

LVV përmes një postimi në Facebook e ka vënë në shënjestër Prokurorinë Speciale, për të cilin thotë se s’ka ngritur asnjë aktakuzë për këtë rast.

“Me 24 shkurt u bënë 5 muaj nga sulmi terrorist i organizuar nga Serbia me qëllim aneksimin e veriut. Deri tash janë shpalosur qindra prova dhe zbuluar pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në atë sulm. Por, edhe pas gjithë këtyre muajve dhe provave ende nuk ka asnjë aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës për këtë rast”, thuhet në postim.

Partia e kryeministrit Albin Kurti e ka akuzuar disa herë Prokurorinë Speciale se nuk po punon, përkundër provave që pushtetarët thonë se ia kanë dhënë asaj.

Prokuroria Speciale udhëhiqet nga kryeprokurori Blerim Isufaj, i cili synon të bëhet kryeprokuror i shtetit. Këtë nuk e dëshiron LVV-ja dhe Kurti kishte thënë se ai nuk do të mund të mbërrijë në atë pozitë.

Para disa muajsh, presidentja Vjosa Osmani ka vendosur të mos e dekretojë Isufajn për kryrprokruror, pasi tha se në procesin e përzgjedhjes së tij kishte “shkelje masive”.

Të ngjajshme

Të fundit