24.6 C
Skopje
E hënë, 3 Gusht, 2026

Xhaferi: Edhe djali im ka të drejtë të konkurojë dhe të punojë

Kryekuvendari Talat Xhaferi sot pas takimit me gazetarët ka komentuar reagimet në opinion se djali i tij ka kaluar provimin akademik për gjykatës dhe prokuror dhe së shpejti mund të bëhet prokuror.

Ai thotë se djali i tij ka qenë viktimë e funksionit të tij por gjithsesi edhe ai ka të drejtën të punojë.

Unë jam i vetëdijshëm se familja ime është në fokus të opinionit përshkak funksionit që kryej. Senzacioni gjithnjë bëhet më i madh kur bëhet fjalë për fëmijën e ndonjë funksionari. Por ashtu si të tjerët, edhe djali im ka të drejtë të shfrytëzojë të gjitha të drejtat, të konkurojë dhe të pranohet në punë”, deklaroi Xhaferi.