23.8 C
Skopje
E premte, 29 Mars, 2024

Xhaferi kryeson delegacionin shtetëror-kishtar në Romë dhe Vatikan në manifestimin për nder të Shën. Cirilit

– Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, prej sot deri më 25 maj të këtij muaji do të kryesojë me delegacionin shtetëror-kishtar për shënimin e manifestimit tradicional në nder të Shën. Cirilit, në Selinë e shenjtë në Romë.

Xhaferi do të shoqërohet nga deputetët Sonja Mirakovska, Dafina Stojanoska, Arbër Xhaferi, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit Cvetanka Ivanova, drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare Darijan Sotirovski, drejtoresha e Institutit për gjuhën maqedonase Elena Jovanovska Grujovska, mitropoliti evropian z. Pimen, mitropoliti i Tetovës-Gostivarit z. Josif, At Mitko Gazinkovski nga Kisha Ortodokse Maqedonase – Kryedioqeza e Ohrit dhe At Zoran Stojanov nga Kisha Katolike.

Xhaferi sot do të mbajë takim me kryetarin e Shtëpisë së deputetëve të Republikës Italiane Lorenco Fontana, ndërsa në orët e pasdites do të marrë pjesë në një koncert të nxënësve nga viti i tretë në MBUC, Goce Zllatev dhe Magdalena Dërmaç.

Sipas agjendës, nesër delegacioni shtetëror-kishtar do të marrë pjesë në një audiencë me Papa Françeskun në Vatikan, pas së cilës Xhaferi do të ketë një takim me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pjetro Parolin.

Delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë në një lutje në bazilikën “San Klemente” në Romë, ku do të dhurojë kurorë lulesh në varrin e Shën Cirilit, ndërsa pastaj do ta shikojë ekspozitën e artistit nga Maqedonia e Veriut Reshat Ameti, e cila është vendosur në ambasadën e Selisë së Shenjtë.

Në orët e pasdite kryetari i kuvendit Talat Xhaferi do të vendosë lule para pllakës-përkujtimore në gjuhën maqedonase në nder të Shën Cirilit në bazilikën “Santa Marija Maxhore”.

Të enjten, më 25 maj, kryetari i Kuvendit e përfundon vizitën në Romë dhe Vatikan me takim me përfaqësuesit e Qendrës për ndërtim të faltores së Nënë Terezës.

Adhurimi në varrin e Shën. Cirilit në Bazilikën “San Klemente” në Romë u organizua për herë të parë në vitin 1969 për 1100 vjetorin e vdekjes së Shën Cirilit dhe që atëherë çdo vit më 24 maj përkujtohet me nderimet më të larta nga një delegacion kishtar-shtetëror.

Tradicionalisht, 24 Maji ishte dita vetëm e institucioneve arsimore dhe punonjësve arsimor, ndërsa nga viti 2007 është edhe festë shtetërore në vendin tonë dhe ditë jo pune për të gjithë qytetarët.

Të ngjajshme

Të fundit