11.8 C
Skopje
E premte, 25 Prill, 2025

Zejdi: Deklaratat kontradiktore për gjuhën shqipe janë bërë tragjikomedi

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj deklaratave të politikanëve shqiptarë në qeveri, veçanërisht atyre nga koalicioni VLEN. Ai kritikoi qëndrimin e tyre të ndryshuar, duke theksuar se ata që dikur mohonin ekzistencën e një ligji për gjuhën shqipe, tani janë duke e mbrojtur atë.

Rexhepi-Zejdi ngriti pyetjen: “A ekziston apo nuk ekziston një ligj i tillë?” – duke lënë të kuptohet se qëndrimet kontradiktore të disa politikanëve kanë krijuar konfuzion dhe mungesë koherence, informon POPULLI.mk

Reagimi i plotë:

Teksa dëgjoj ulurimat kërcënuese të “pushtetarëve” shqiptarë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për mosprekjen e ligjit të gjuhës shqipe, gjithnjë e më shumë më shfaqet dilema hamletiane – KA APO NUK KA ligj që zyrtarizon gjuhën shqipe???

Kjo pasiqë e gjithë qeveria e RMV-së bashkë me kryeministrin e Kosovës, njëzërit trumpetonin që në RMV nuk paska ligj i cili garanton përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. E tash???

PS

Jeni bërë tragjikomedi…

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese më 11 dhjetor duhet të merr vendim për gjuhën shqipe.

© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit