Zv.Ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri sot ka qenë e pranishme në Konferencën që mblodhi profesionistë të aviacionit nga e gjithë bota, shkruan POPULLI.mk
Zekolli-Shaqiri theksoi se këto Konferenca janë të frytshme sepse ndahen njohuritë dhe përvojat.
ZEKOLLI-SHAQIRI:
“Ishte nder të jem pjesë e një konference që bashkoi profesionistë të aviacionit nga e gjithë bota. Ishte frymëzuese të dëgjoja pasionin dhe përkushtimin e atyre që çdo ditë punojnë për të përmirësuar menaxhimin e trafikut ajror dhe për të siguruar sigurinë e fluturimeve. Konferenca si kjo na kujtojnë se sa i fuqishëm është bashkëpunimi kur ndajmë njohuritë dhe përvojat tona për të avancuar përpara këtë sektor kaq të rëndësishëm.
Aviacioni mbështetet në përkushtimin dhe profesionalizmin e kontrollorëve të trafikut ajror, dhe puna juaj është një dëshmi e qartë për rëndësin e tij. Për ne, si vend, është e rëndësishme që sektori i aviacionit të mbetet i pavarur nga ndikimet politike, dhe që vendimet të bazohen vetëm në siguri dhe efikasitet.
Jam veçanërisht e impresionuar nga angazhimi për të promovuar barazinë dhe diversitetin në këtë profesion. Si zëvendësministre e transportit, mbështes plotësisht nxitjen e më shumë grave dhe të rinjve që t’i bashkohen fushës së kontrollit të trafikut ajror. Ka ende shumë punë për të bërë, por jam optimiste për të ardhmen.
Faleminderit për mundësinë që të jem pjesë e këtij eventi të rëndësishëm. Uroj të gjithëve suksese të mëtejshme në përpjekjet për të avancuar aviacionin.” / © POPULLI.mk