Zv.ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri ka qenë e ftuar në emisionin Biznes+ ku ka folur për 2 km Shkup-Bllacë, takimi i ardhshëm me ministrin nga Kosova, Liburn Aliu si dhe për mbështetjen financiare për komunat e cila pritet të lëshohet në vitin e ardhshëm, informon POPULLI.mk.
“Dy kilometërshi i parë Shkup-Bllacë është çështje javësh. Së shpejti pritet të lëshohet në përdorim”, është shprehur zv.ministrja.
Kur foli për rrugën Tetovë – Prizren, Zekolli-Shaqiri tha se pritet të ketë takim me ministrin Liburn Aliu për të diskutuar rreth këtij projekti si dhe i pranishëm u tha se do të jetë ministri i Transportit, Nikolloski.
Sa i përket ndihmës për komunat, vitin e ardhshëm Qeveria do t’i ndihmojë financiarisht nëpërmjet ministrisë së Transportit për zhvillime infrastrukturore.
© POPULLI.mk