17.8 C
Skopje
E premte, 25 Prill, 2025

Zgjedhjet lokale/ Pres mbështetje për koalicionin Qeveritar – Filipçe mbron politikat e BDI-së!

“Venko Filipçe ndoshta është një ndër politikanët e rrallë, I cili në skenë të hapur, tregon mirëkuptim për politikat e BDI-së” – thotë Kryeministri Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen nëse do të pranonte koalicion me LSDM-në në disa komuna.

Mickoski thotë se pret mbështetje të gjerë shoqërore për zgjedhjet e ardhshme lokale për kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, për VLEN-in dhe për ZNAM-in.

Këto komente I bëri I pyetur nga gazetarët për të komentuar deklaratën e liderit socialdemokrat, Venko Filipçe, I cili gjatë një interviste tha se është I interesuar që në komuna të caktuara të koalicionojnë me VMRO-DPMNE-në.

“Sinqerisht nuk arrita dje ta shoh intervistën e tij, por premtoj se sot do t`i kontrolloj pohimet në këtë intervistë. Por, mora informata se Filipçe është një ndër politikanët e rrallë I cili në skenë të hapur tregon mirëkuptim për politikat e BDI-së. Ai ka treguar mirëkuptim për argumentet e BDI-së, dicka për të cilën flasim në vazhdimësi, e kjo është se koalicioni LEVICA – LSDM – BDI funksionon në mënyrë perfekte” – tha Mickoski.

I pyetur se cili nga dy kandidatët – Ministri I Pushtetit Lokal, Zlatko Perinski apo Kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgievski, do të zgjidhen si kandidat për Kryebashkiak të Shkupit, Mickoski u përgjigj se asnjëri prej tyre, deri tani, nuk e ka bërë publike vendimin se duan të jenë pjesë të anketës për zgjedhjen e kandidatit.

Kryeministri Mickoski është prononcuar edhe për udhëtimin në Budapest. Sipas tij, fatura për 60 bileta për delegacionin qeveritar me Aeroplan është 2.6 milion denarë, e jo 12 milionë denarë.

Sipas tij, vizita në Hungari ia vlente, për shkak se, sic tha, tashmë kanë mbërritur 1 miliardë euro nga ky shtet për biznesin dhe komunat. /tvklan.mk/

Të ngjajshme

Të fundit