Haracina nga sot është me cerdhe për fëmijë. Cerdhja e parë në këtë komunë do të mbajë emrin “Fatosat”. Ajo u hap në 7 Mars simbolika e ditës së mësuesit. Në këtë hapje, i ftuar ishte edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i cili tha se gojëligët na paraqesin keq dhe të rrezikshëm, por siç shton ai, nuk janë destabilizues ata që hapin Cerdhe dhe Universitete.
“Pavarsisht gojëkëqive që na paraqesin si të rrezikshëm këqij dhe destabilizus, nuk janë njerëz destabilizuesz turbullues ata që hapin cerdhe dhe univesritete, hapin univesrsitete pikërisht mu ati ku janë bë plane për të shfarosur Nënën bashkë me Fëmijët shqiptarë, çerdhen e antishqiptarizmit ku sot janë përpara tribunalit dhe përgjigjen për gjenocid” – tha Ahmeti.
Ndërsa kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridan Ibraimi deklaroi që çerdhja hapet për herë të parë dhe e njëjta do të mbajë emrin “FATOSAT”.
“Kjo ditë është e rendësishme për çdo prindërit të Komunës së Haraçinës sepse bëjmë hapjen e cerdhes së parë në komunën tonë e cila është ndërtuar me gjitha standardet e nevojshme me shumë kujdes kemi përzgjedhur një emër që ua kemi përkushtuar vogëlushve tanë cerdhen që e hapim sot do ta mbajnë emrin Fatosat që në vete ngërthen pastërtinë dhe fisnikërinë ashtu siç janë fëmijët tanë” – tha Ibrahimi.
Cerdhja “Fatosat” ka kapacitet për të mirëpritur mbi 100 nxënës. Ndryshe, Objekti i kësaj çerdheje është ndërtuar me gjitha standardet e nevojshme. /tvklan.mk/