11.8 C
Skopje
E enjte, 10 Tetor, 2024

Zgjerimi i roaming-ut në Ballkanin Perëndimor

Nisma në emër të 80 eurodeputetëve është iniciuar nga kryetarja e delegacionit të Partisë Popullore Austriake (OVP) në Parlamentin Evropian, Angelika Vincig, e cila është edhe negociatorja kryesore për zgjerimin e roamingut falas në BE. Vincig, theksoi se kufijtë artificialë në tregun e telekomunikacionit duhet të hiqen dhe një hap i rëndësishëm në rrugën drejt kësaj është zgjerimi i roamingut falas në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Përfundimi i tarifimit me çmime të të larta pajustifikuara për thirrjet telefonike dhe përdorimin e internetit në celularë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor në BE, dhe anasjelltas, është një hap i rëndësishëm për të afruar më tej njerëzit dhe për të rritur konkurrencën e operatorëve celularë”, ka thënë Angelika Vincing.

Eurodeputetët mbështesin përfshirjen e Ukrainës në zonën e lirë roaming të BE-së, si dhe se fokusi duhet të jetë edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë dëshmuar se janë partnerë të besueshëm të BE-së. Me rekomandimin e Komisionit Evropian për t’i dhënë BiH statusin e kandidatit, një tjetër hap i pritur prej disa vitesh është ndërmarrë në politikën e zgjerimit”, ka thënë Vincing.

Eurodeputetët theksojnë se është e qartë se negociatat e anëtarësimit me vendet e rajonit do të vazhdojnë për një kohë dhe se me heqjen e tarifave të roaming-ut, tashmë mund të ndërmerret një hap i rëndësishëm, i cili do t’i mundësonte Ballkanit Perëndimor afrimin me BE-në.

Komisioni Evropian ftohet nga eurodeputetët që të hartojë një udhërrëfyes për realizimin sa më të shpejtë të kësaj kërkese.

Të ngjajshme

Të fundit