20.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Zhduket presidenti i Iranit, helikopteri pësoi aksident në rajonin malor Dizmar

Media shtetërore iraniane njoftoi zyrtarisht se helikopteri i presidentit të Republikës Islamike të Iranit dhe delegacionit shoqërues ka pësuar aksident dhe se askush nuk ka arritur t’i shkojë në ndihmë për shkak të terrenit në kufijtë e të pamundurës.

Në një njoftim publik që citon noa.al thuhet se helikopteri që transportonte Sejed Ebrahim Raisi, presidentin e Iranit dhe delegacionin shoqërues, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, ka pësuar aksident në rajonin malor Dizmar, në veri të provincës Azerbajxhani Lindor të Iranit dhe është detyruar të bëjë ulje të vështirë.

Agjencia iraniane e lajmeve IRIB njoftoi se ekipet e emergjencës dhe shpëtimit janë duke kërkuar në vendin e ngjarjes, por janë duke u përballur me shumë vështirësi për shkak të mjegullës së dendur dhe kushteve të rënda klimatike.

Ahmed Vahedi, ministri i Brendshëm i Iranit, në një intervistë me IRIB, ka deklaruar se grupet e shpëtimit akoma nuk kanë arritur deri në vendin e caktuar të ngjarjes.

Kontakte janë vendosur me shoqëruesit e presidentit të Iranit, mirëpo kushtet e vështira klimatike kanë vështirësuar shumë arritjen e ekipeve të emergjencës deri në vendin e ngjarjes.

Sipas ministrit të Brendshëm të Iranit, delegacioni shoqërues i presidentit të Iranit ishte duke u kthyer me disa helikopterë, por njëri prej helikopterëve dhe pikërisht ai që transportonte presidentin e Iranit është detyruar të bëjë ulje të vështirë për shkak të kushteve të këqija klimatike dhe mjegullës së dendur.

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe mjegullës të dendur, nuk ekziston mundësia për kryerjen e kërkimeve ajrore dhe për këtë arsye të gjitha grupet e shpëtimit dhe emergjencës janë duke zhvilluar operacionet e kërkimit duke ecur në këmbë nëpër zona malore.

Akoma nuk është konfirmuar vendi i saktë i uljes emergjente dhe të vështirë të helikopterit të presidentit të Iranit, thuhet zyrtarisht ndonëse në nisje të komunikatës thuhet se qeveria është vënë në kontakt me shoqërues të Presidentit. Nuk thuhet as nëse Presidenti është gjallë apo ka vdekur.

Të ngjajshme

Të fundit