20.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

ANKETË / Çdo i treti qytetar mendon të largohet nga Maqedonia e Veriut

Paga më të larta, kushte më të mira jetese dhe pune, karrierë, mundësi më të mira për fëmijë, janë vetëm disa nga arsyet pse çdo i treti në RMV mendon të largohet nga vendi, sipas sondazhit të fundit të opinionit publik të kryer nga Instituti për Hulumtime Politikë në Shkup.

Sipas tij, 32.3% e të anketuarve kanë thënë se po mendojnë ose kanë menduar ndonjëherë të largohen nga vendi, ndërsa 63.6% nuk ​​kanë menduar për këtë temë.

Ndonëse diferencat nuk janë të mëdha, është për t’u habitur që emigracionin mendojnë më së shumti personat e moshës 40 deri në 49 vjeç, ku 42.5% thanë se kishin apo kanë ende plane për t’u larguar nga vendi.

Shifra të ngjashme prej 42.2% të qytetarëve që mendojnë të largohen janë edhe në grupmoshën 30-39 vjeç, ndërsa ndër më të rinjtë, ata nën 30 vjeç, 37.8% kanë menduar ose po mendojnë të largohen nga vendi.

Krahasimi me anketat e viteve të kaluara nuk tregon ndonjë ndryshim të theksuar në qëndrimet e qytetarëve.

Të ngjajshme

Të fundit