23.8 C
Skopje
E diel, 8 Shtator, 2024

7 ushqimet që duhet ngrënë gratë me sindromën policistike të vezoreve

Sindroma e vezoreve policistike çon në probleme të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë ciklet menstruale të çrregullta, shtim peshe dhe rezistencë ndaj insulinës.

Ani pse ende nuk ka asnjë kurë për cistet në vezore, menaxhimi i tyre duke ndryshuar stilin e jetës mund të ndihmojë. Mjekët po këshillojnë që gratë me sindromën policistike duhet të kontrollojnë ushqimin që hanë, shkruan Pulse.

Është një listë me 7 ushqime që mjekët rekomandojnë:

Gjethet e gjelbra

Spinaqi dhe sallata e gjelbër janë të pasura me folate dhe hekur, gjë që mund të jetë veçanërisht e dobishme për gratë me sindromën policistike. Këto gjethe të gjelbra përmbajnë gjithashtu antioksidantë që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit në trup si rasti i cisteve në vezore.

Frutat e malit
Manaferrat, luleshtrydhet, boronica dhe mjedrat përmbajnë pak sheqer dhe shumë antioksidantë dhe fibra. Ato mund të ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, gjë që i bën ato një zgjedhje të shkëlqyer për menaxhimin e rezistencës ndaj insulinës.

Peshqit e yndyrshëm

Salmoni, skumbri dhe sardelet janë të mbushur me acide yndyrore omega-3, të cilat kanë veti anti-inflamatore. Këto yndyrna të shëndetshme mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të cisteve në vezore. Peshku duhet të konsumohet së paku dy herë në javë sipas doktorëve.

Kanella
Një erz që mund të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës, duke e bërë atë një shtesë të vlefshme në një dietë që ndihmon në simptomat e cisteve në vezore. Hidhni pak kanellë në kafen e mëngjesit, në kos apo në drithëra. Ajo jo vetëm që shton aromën, por ndihmon edhe në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Kinoa
Është pasur me fibra dhe proteina, duke e bërë atë një zgjedhje të shkëlqyer për menaxhimin e vezoreve me shumë ciste. Ka një indeks të ulët glikemie, që do të thotë se nuk do të shkaktojë rritje të shpejtë të sheqerit në gjak. Përdorni kinoa si bazë për sallata ose në vend të orizit.

Arroret dhe farat

Bajamet, arrat, farat e lirit dhe ato chia, janë të pasura me yndyrna të shëndetshme, fibra dhe antioksidantë. Ato mund të ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak dhe reduktimin e inflamacionit. Përfshini ato në dietën tuaj duke i shtuar në sallata ose në smoothies.

Turmeriku

Një erz e njohur për vetitë e saj anti-inflamatore dhe antioksiduese. Ajo mund të ndihmojë në menaxhimin e rezistencës ndaj insulinës dhe reduktimin e inflamacionit të lidhur me cistet në vezore.

(Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi)

Të ngjajshme

Të fundit