6.8 C
Skopje
E premte, 29 Mars, 2024

Piktori Damien Hirst dogji pikturat e tij unike

Nga galeria e artit në Londër të Damien Hirst u ngrit një re tymi gjatë së martës teksa 1000 prej pikturave të tij “me pika” u përpinë nga flakët. Mijëra të tjera do të kthehen në hi deri në fund të muajit.

Ngjarja nuk ishte një aksident. Kati i dytë i ndërtesës në Neëport Street Gallery kundërmonte aromë zjarri ndërsa gazetarët dhe kameramanët u mblodhën për të parë 57-vjeçarin të ushqente me piktura flakët e një djegësi të veshur me xham, pas komentit të tij të fundit mbi artin dhe forcave që e diktojnë.

E gjitha u transmetua në ekranet e pajisjeve dhe është pjesë e projektit të Hirst, “Monedha”, që filloi 6 vite më parë me krijimin e 10.000 pikturave unike të pikëzuara. Asnjë punë nuk është identike me tjetrën dhe as dy pika në të njëjtën pikturë nuk janë në të njëjtën ngjyrë.

Hirst nuk i shiti veprat e tij, por i mbylli në një kasafortë dhe iu ofroi koleksionistëve një mundësi për të blerë një nga 10.000 NFT korresponduese. Më pas ai u dha blerësve një zgjedhje: këmbimin në veprën dixhitale për atë fizike që përfaqëson ose djegien. Pronarët e 4851 prej tyre zgjodhën mundësinë e dytë.

Pavarësisht ngjyrimeve të trishta të djegies së veprave, Hirst ishte i lumtur teksa shkatërronte punën e tij, buzëqeshte, bënte mimika dhe bisedonte me gazetarët. Ndonëse i refuzoi fillimisht intervistat, artisti  iu përgjigj disa pyetjeve më vonë.  “Për mua nuk është kumar”, tha ai për pyetjen që iu drejtua nëse NFT-të vlejnë më shumë se veprat fizike, “ka vetëm art”.

Një ditë më parë, Hirst shkroi në Instagram: “Shumë njerëz mendojnë që unë po djeg art miliona dollarësh, por jo. Vlera e artit dixhital ose fizik, e cila është shumë e vështirë për t’u përcaktuar në kohërat më të mira, nuk do të humbasë, do të transferohet në NFT sapo ato të digjen”.

Të prodhuara në vitin 2016, veprat origjinale janë të gjitha të firmosura, numëruara dhe me tituj unikë./tvklan.al

Të ngjajshme

Të fundit