Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të projektit të Korridorit 8, ngjarje e organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftojnë nga Sektori për marrëdhënie me publikun të kësaj partie.
Në këtë aktivitet mes tjerash ka marrë pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi dhe mysafirë të tjerë.
Aksin Tetovë – Gostivar nga Koridori 8 do ta ndërtojë konzorciumi amerikano-turk “Behtel dhe Enka“ me të cilin Qeveria më 8 mars të këtij viti ka nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e katër akseve të autostradës me gjatësi prej 108,8 kilometra.
