17.8 C
Skopje
E martë, 16 Prill, 2024

Kriza ka trokitur në çdo derë, ja sa të holla nevojiten për një familje katëranëtarëshe

Kriza ekonomike dhe energjetike ka trokitur në derën e çdo familjeje, por më së shumti ka prekur familjet tanimë të prekura dhe pa të ardhura të mjaftueshme. Rritja e çmimit të produkteve ushqimore bazë, e vështirëson mbushjen e tryezës madje edhe me gjërat elementare. Gylatmana Mustafova që jeton e vetme, thotë se vetëm për të ngrënë i nevojiten 1 mijë denarë në ditë.

“Jetoj e vetme, planifikimet për mëngjesin, drekën dhe darkën më së paku 1000 deri në 1200 denarë. Për shembull më e thjeshta për mëngjesin, si çdo të donte çdo familje të hante, si e para është djathi, e dimë se djathi është shtrenjtuar. Për shembull domatja, domatja tashmë është 100 denarë. Vezët, një vezë për shembull tani është nga 10 deri në 12 denarë, edhe plus buka. Tani t’i mbledhim këto, për shembull unë jam vetëm, çfarë do të bëjnë ato familje me 4 apo 5 anëtarë. Kjo është vetëm për mëngjesin, që mua do të më kushtonte nga 200 deri në 300 denarë. Çfarë do të bëjë me drekën. Për shembull për drekë nëse marr mishin më të lirë është 450 denarë, ku janë shtesat e tjera, perimet, buka që tashmë është shtrenjtuar dhe kushton 40 denarë. Unë atë bukë mund ta ha për 2-3 ditë, çfarë do të bëjë një familje 4-5 anëtarëshe, a mund të kalojë me një bukë, assesi”, deklaroi Gylatmana Mustafova.

Shefi Xhemshedini nga Korosishta e Strugës, thotë se në një shtëpi jetojnë 12 anëtarë ndërsa marrin vetëm një pension. Ai thotë se me paratë që merr nuk arrin as të mbulojë shpenzimet për pagesa të faturave.

“Në shtëpi ne jemi 12 vetë, me një shpi jetojmë bashkë. Jetojmë në fshatin Koroshishtë të Strugës. Nuk e di sa mund të harxhojmë se në fshat gjysmat e prodhimeve I prodhojmë vetë, me të blerë me rrogën që e kemi, pensionin që e marr 200 euro nuk mjaftojnë as për shpenzimet për korentin, ujin, nuk na ngelin që të hamë më mirë. Përveç pensionit që e marr unë, vajzën e kam të sëmurë, shoqja nuk punon askund, vetëm pensioni im dhe të tjerët janë pa punë, nuk punon asnjëri”, tha Shefi Xhemshedini, Kryefamiljar.

Kryetarja e platformës kundër varfërisë, Biljana Dukovska thotë se kriza më së shumti ka goditur të varfrit të cilët detyrohen që për gjërat elementare të paguajnë më shtrenjtë.

“Me të gjitha rritjet e çmimeve, me mossigurimin e mjeteve financiare në kohë, duke mos u pajisur mirë dhe në kohë për stinën e dimrit, i varfëri tani paguan dyfish më shtrenjtë. Çmimet janë dyfish më të shtrenjta, ata që nuk kanë blerë dru në kohë, tani i paguajnë dyfish. Ata që nuk kanë izolim të mirë nëpër shtëpi tani përsëri paguajnë dyfish më shumë se ata që kanë shtëpi kualitative. Në thelb gjithçka paguajnë nga dy herë”, u shpreh Biljana Dukovska, kryetare e Platformës kundër varfërisë.

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të statistikave shporta konsumatore për një familje 4 anëtarëshe ka mbërritur në 50 mijë denarë.

Të ngjajshme

Të fundit