Sonte përveç iftarit të shtruar nga drejtori i ASH-së, Shkodran Tolaj gjithashtu kishte edhe një befasi nga punonjësit dhe bashkëpunëtorët me ç’rast u festua edhe ditëlindja e drejtorit.
Një befasi e këndshme e cila nuk pritej nga drejtori Tolaj.
46 vite jetë, ndërsa 40 kushtuar artit dhe kulturës. Të arriturat e drejtorit Shkodran Tolaj në kulturën shqiptare njihen tash e sa kohë dhe është emër i cili mbahet mend për revolucion në Ansamblin Nacional Shqiptar në RMV.
