Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 13 deri në 19 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe me erë mesatare deri në të përforcuar veriore. Temperatura maksimale do të arrijë 17 gradë Celsius.
Nesër do të mbisundojë mot me diell me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa gjatë fundjavës në orët e pasdites do të ketë rritje lokale të vranësirave me kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperaturat e ditës do të jenë në rritje.
