7.8 C
Skopje
E enjte, 2 Prill, 2026

Kovaçevski në Nju-Jork në takime me përfaqësues të lartë të UNICEF-it dhe UNDP-së

Kryeministri Dimitar Kovaçevski agjendën e punës në Nju-Jork e vazhdon me një varg takimesh dhe ngjarjesh me rastin e 30 vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara.

Ai sot duhet të takohet me ambasadorin e misionit të përhershëm të Bashkimit Evropian, Ollof Skug, me zëvendësdrejtorin ekzekutiv të UNICEF-it, Omar Abdi, si dhe me drejtoreshën rajonale të UNDP-së për Evropë dhe Azi Qendrore, Ivana Zhivkoviq, njoftoi shërbimi për informim i qeverisë.

Gjatë orëve të pasdites, sipas orës amerikane, kryeministri Kovaçevski do të mbajë fjalim në pritjen me rastin e 30 vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Është paraparë gjithashtu të vizitojë edhe një nga sinagogat më të vjetra, të themeluar nga refugjatë nga Janina dhe Selaniku nga ana e Romaniotëve (hebrenj romakë). Në vitin 1912, hebrenjtë nga Manastiri u vendosën në këtë pjesë të Menhetenit dhe e pranojnë këtë sinagogë si më të afërt të tyre dhe këtu ruajnë toratin që e sollën me vete nga Manastiri në vitin 1912.

Të ngjajshme

Të fundit