-0.2 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

Promovim i publikimit “Solidaritet – nga tejkalimi i krizave deri në zhvillim të qëndrueshëm”

Presidenti Stevo Pendarovski sot do të mbajë fjalim në promovimin e publikimit të titulluar “Soldiaritet – nga tejkalimi i krizave deri në zhvillim të qëndrueshëm” të përgatitur nga zyra e Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shkup, përmes Institutit për demokraci “Societes Civilis” (IDCCS).

Publikimi, që do të promovohet në kabinetin e shefit të shtetit, përmban trembëdhjetë punime autoriale me temë solidariteti dhe është punuar me rastin e nshënimit të 60 vjetorit të tërmetit katastrofik në Shkup me qëllim të nxitjes së diskutimit publik rreth rëndësisë së solidaritetit në qëllimet zhvillimore dhe ndërtimin e shoqërive rezistuese.

Krahas Pendarovskit në ngjarje do të mbajnë fjalime edhe Marina Valter, zëvendëse e drejtoreshës rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore të UNDP-së, Vladimir Deskov, bashkëautori i eseut “Ndërtimi i qytetit të solidaritetit” dhe Nenad Markoviq nga Instiututi për demokraci “Societes Civilis” (IDCCS), informojnë nga Kabineti i presidentit. 

 

Të ngjajshme

Të fundit