Moti sot paradite do të jetë pjesërisht i vranët, ndërsa pasdite i paqëndrueshëm me reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë e fortë. Në disa vende do të ketë procese më intensive në formë stuhie afatshkurte me erë të fortë dhe kushte për paraqitje të breshërit. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 8 deri më 15, ndërsa maksimalja nga 21 në 28 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira mesatare, pasdite në disa pjesë të luginave do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të breshërit. Temperatura minimale do të ulet deri në 13, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri 26 gradë Celsius.
Ndikimi i aktivitetit ciklonik nga jugperëndimi do të kushtëzojë motin që në edhe në ditët në vijim të jetë paradite me diell, ndërsa pasdite pjesërisht i vranët vende-vende me reshje shiu dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formën e një stuhie afatshkurtër me reshje intensive të shiut, erë të fortë, shkarkime elektrike dhe breshër.
