29.2 C
Skopje
E mΓ«rkurΓ«, 17 Qershor, 2026

LΓ«vizja Besa: π“π„Μˆ πƒπ„ΜˆππŽπ‡π„π π…π€π‰π“πŽπ‘π„Μˆπ“ 𝐄 π•π„Μˆπ‘π“π„π“π„Μˆ π“π„Μˆ π“π‘π€π†π‰π„πƒπˆπ’π„Μˆ π’π„Μˆ π’ππˆπ“π€π‹πˆπ“ πŒπŽπƒπ”π‹π€π‘!

π“π„Μˆ πƒπ„ΜˆππŽπ‡π„π π…π€π‰π“πŽπ‘π„Μˆπ“ 𝐄 π•π„Μˆπ‘π“π„π“π„Μˆ π“π„Μˆ π“π‘π€π†π‰π„πƒπˆπ’π„Μˆ π’π„Μˆ π’ππˆπ“π€π‹πˆπ“ πŒπŽπƒπ”π‹π€π‘!
TΓ« nderuar qytetarΓ«,οΏ½TΓ« nderuara media!οΏ½οΏ½TΓ« vdekurit nΓ« spitalin modular nΓ« TetovΓ« dhe familjarΓ«t e tyre u vranΓ« trefish nga padrejtΓ«sitΓ« dhe vendimet skandaloze tΓ« kΓ«tij sistemi i cili vetΓ«m drejtΓ«si nuk solli asnjΓ«herΓ«!οΏ½οΏ½
HerΓ«n e parΓ« u vranΓ« sepse u fshehΓ«n shkaktarΓ«t dhe fajtorΓ«t e vΓ«rtetΓ« tΓ« kΓ«tij rasti;οΏ½
HerΓ«n e dytΓ« u vranΓ« sepse drejtΓ«sia politike dhe korruptive dΓ«noj ata qΓ« mΓ« sΓ« paku nΓ« kΓ«tΓ« rast kanΓ« pΓ«rgjegjΓ«si;οΏ½
HerΓ«n e tretΓ« i vrau kur Ministria e ShΓ«ndetΓ«sisΓ« nΓ« krye me Fatmir Mexhitin I propozoi qeverisΓ« ti bΓ«het pagesa e mjeteve tΓ« ngelura finansiare kompanisΓ« kryefajtore BRAKO e cila nΓ« vend qΓ« tu dΓ«nonte ajo u shpΓ«rblye edhe me tΓ« holla!οΏ½οΏ½
Pyesim publikisht dhe kΓ«rkojmΓ« pΓ«rgjegjΓ«si urgjente nga ana e ProkurorisΓ« Publike se pse asnjΓ«herΓ« nΓ« precudurΓ« gjyqΓ«sore nuk u morrΓ«n parasysh konstatimet dhe hetimet e raportit nga ekipa Forenzike e EkspertΓ«ve Gjerman dhe konstatimet e Elektro Inxhinierit tΓ« kΓ«tij rasti tΓ« cilΓ«t kishin kontatuar nΓ« raportet e tyre se:οΏ½οΏ½
Kablloja Γ«shtΓ« ndezur nga mos instalimi adekuat dhe i duhur dhe se instalimet janΓ« punuar keq, punΓ« kjo e kryer nga kompania BRAKO dhe se arsyeja e Spitalit Modular qΓ« u ndez nga zjari nΓ« kohΓ« rekorde tΓ« shpejtΓ« Γ«shtΓ« pΓ«r shkak se ndΓ«rtimi dhe materiali i kΓ«tij spitali modular ka qenΓ« joadekuat dhe jo cilΓ«sor!οΏ½οΏ½
Pyesim publikisht prokurorΓ«t e kΓ«tij rasti nΓ« krye me ish kryeprokurorin e parΓ« JOVESKI dhe pasuesen e tij JOSIVOFSKA, se pse asnjΓ«herΓ« gjatΓ« gjykimit tΓ« kΓ«tij rasti nuk u morrΓ«n pΓ«r bazΓ« raportet e kontatimeve nga ana e Ekipit tΓ« ForenzikΓ«s Gjermane dhe njΓ«kohΓ«sisht tΓ« Inxhinierit Elektrik ku qartΓ«sisht nΓ« raportet e tyre i nxjerin fajtorΓ«t e vΓ«rtetΓ« dhe kryesorΓ« tΓ« kΓ«saj tragjedie e cila Γ«shtΓ« kompania e ish zv kryeministrit Angjushev pΓ«r punΓ«n jo adekuate tΓ« kryer sipas specifikacioneve tenderuese tΓ« spitalit modular nΓ« fjalΓ«!οΏ½
Andaj, ju bΓ«jmΓ« thirrje tΓ« fuqishme organeve tΓ« drejtΓ«sisΓ«:οΏ½Mos luani me emocionet e familjarΓ«ve tΓ« kΓ«saj tragjedie e cila morri 14 viktima;οΏ½DΓ«noni fajtorΓ«t e vΓ«rtetΓ« sipas raporteve dhe konstatimeve neutrale dhe profesionale qΓ« ju kanΓ« ardhur pΓ«r kΓ«tΓ« rast;οΏ½PorositΓ«si i kΓ«tij spitali modular Γ«shtΓ« Qeveria gjegjΓ«sisht Ministria e ShΓ«ndetΓ«sisΓ« nΓ« krye me Venko FilipΓ§en dhe ndΓ«rtuesi i proektit Γ«shtΓ« kompania e ish zv kryeministrit Angjushev.οΏ½οΏ½
KY RAST NUK MUND TΓ‹ MBYLLET SI FATKEQΓ‹SI, POR DUHET TΓ‹ MBYLLET ME PΓ‹RGJEGJΓ‹SI!
ANDAJ, MOS I FSHIHNI FAJTORΓ‹T KRYESORΓ‹ DHE TΓ‹ VΓ‹RTETΓ‹ TΓ‹ KΓ‹TIJ RASTI, TΓ‹ DALIN PARA DREJTΓ‹SISΓ‹ DHE TA MARRIN DENIMIN E MERITUAR!