– Nëpunës policorë të MPB-së gjatë ditës së djeshme (5 shtator) në rajonet e Sektorëve të Punëve të Brendshme Tetovë, Shtip, Shkup dhe Manastir kanë kryer një sërë aktivitetesh parandaluese nga fusha të ndryshme, të rëndësishme për sigurinë e qytetarëve.
Kështu, në Gostivar fokusi u vu në transportin e organizuar të nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe mbrapa. Në një takim me pronarët dhe personat përgjegjës të kompanive që ofrojnë transportin shkollor, ata u udhëzuan të kontrollojnë rregullsinë teknike të autobusëve dhe furgonëve, në mënyrë që nxënësit të arrijnë në kohë të sigurtë në shkollë dhe në shtëpi.
Në rajonin e SPB Manastir, nga ana tjetër, (në Manastir, Prilep, Demir Hisar, Krushevë, Makedonski Brod, Resnjë) janë realizuar aktivitete në fushat e mbrojtjes nga zjarret në pyje, pastaj mbrojtjes nga krimet pronësore, si dhe në fushën e trafikut.
Edhe në Koçan, në rajonin e SPB Shtip, tema e aktiviteteve parandaluese ishte siguria në komunikacion, me theks të veçantë siguria e këmbësorëve dhe çiklistëve përmes respektimit të rregulloreve për parkim të rregullt, ndërsa nëpunësit policorë nga SP me KP Shtip kishte një takim me punonjës të objekteve të biznesit në zonën e qytetit me temë mbrojtjen nga kundërvajtjet pronësore në këto objekte. Në rajonin e Shkupit, nga ana tjetër, Njësia për parandalim në SPB Shkup i ka kushtuar aktivitetet parandaluese mbrojtjes nga zjarret në pyje, përkatësisht ngritjes së vetëdijes publike në drejtim të eliminimit të rreziqeve nga shkaktimi i zjarreve.
