15.8 C
Skopje
E diel, 5 Prill, 2026

Aeroplani me shtetas të RMV-së ka fluturuar nga aeroporti i Tel-Avivit drejt Maqedonisë

Me një vonesë të vogël janë nisur udhëtarët nga aeroporti Ben Gurion në Tel-Aviv, të cilët janë paraqitur në thirrjen për evakuim dhe riatdhesim në Maqedoninë e Veriut, thonë nga MPJ-ja për MIA-n.

Pritet që ata të mbërrijnë në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit rreth orës 15:15.

Qeveria ka organizuar transport ajror falas për qytetarët që kanë kërkuar ndihmë dhe evakuim nga Izraeli. Në kushtet e fluturimeve të anuluara plotësisht dhe transportit ajror të bllokuar me Izraelin, sfida e organizimit të këtij fluturimi çarter është tejkaluar përmes bashkëpunimit me “Air Serbia” për transportin e qytetarëve që kërkuan ndihmë, njoftoi dje Qeveria, duke theksuar se shpenzimet për fluturim do të mbulohen nga Buxheti.

Të ngjajshme

Të fundit