Komisioni i Kuvendit për çështje të rregullores dhe të mandatit dhe imunitetit sot është paraparë të mbajë mbledhje, ku në rend dite do të jetë debati i amandamenteve për Propozim-rregulloren e Kuvendit.
Fillimi i debatit të premten u anulua për të hënën, për shkak të harmonizimeve dhe konsultimeve shtesë me parashtruesit e amendamenteve, deklaroi të premten për MIA-n, kryetari i Komisionit për çështje të rregullores dhe të mandatit dhe imunitetit, Panço Minov.
Ai theksoi se seanca është shtyrë për të hënën në orën 14:00.
Në Propozim-rregulloren janë parashtruar rreth 2.000 amendamente, kryesisht nga e Majta, ndërsa amandamente kanë parashtruar edhe grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe një pjesë janë të propozuesit, kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.
Konsultimet midis grupeve të deputetëve dhe deputetëve të së Majtës për amandamente ka filluar dje, ndërsa për to do të diskutohet edhe gjatë ditës së sotme.
Më së shumti amandamente, rreth 1.850 janë parashtruar nga e Majta, mirëpo nuk ka informacione pse janë parashtruar në një numër kaq të madh dhe çfarë kërkojnë deputetët e kësaj partie. Kyçe janë ato, siç thonë jozyrtarisht, për filibasteringun.
Kryetari i Kuvendit Xhaferi, të enjten në brifingun me gazetarët ka shprehur pritje që Rregullorja e re të miratohet me konsensus dhe me gjasë të vendoset në rend të ditës në seancën e re, të caktuar për 2 nëntor.
Rregullojrja do të zbatohet nga fillimi i mandatit të ri të Kuvendit. Për herë të parë, kryetari i Kuvendit Xhaferi do të veprojë duke konvokimin e seancës konstituive të përbërjes së ardhshme parlamentare. Risi është se seanca nuk mund të zgjasë më shumë se tre ditë.
Propoizim-rregullorja e re e Kuvendit është rezultat i bisedimeve pesëvjeçare të grupeve parlamentare nga ky dhe mandati i kaluar, të cilët kanë filluar në kuadër të procesit Zhan Mone, me ndërmjetësimin e disa eurodeputetëve.
