10.8 C
Skopje
E mërkurë, 13 Maj, 2026

(FOTO) Koalicioni “LEN” sot u mirëpritën nga shqiptarët e Biel/Bienit

Derisa po qëndrojnë në Zvicër, koalicioni “LEN” sot ka takuar bashkëkombasit në Biel/Bien të Zvicrës, informon POPULLI.mk
“Sonte, së bashku me Bilallin dhe Afrimin, kishim kënaqësinë e veçantë të jemi së bashku me diasporën tonë të mrekullueshme në Biel/Bienne në manifestimin e organizuar për nder të Ditës së Flamurit.
Për mua ishte emocion i veçantë derisa po dëgjoja fëmijët e mërgimtarëve tanë duke i recituar gjuhës tonë shqipe.
Pas manifestimit u ndalëm të bashkëbisedojmë me mërgimtarë të shumtë. Biseduam për kontributin e vazhdueshëm të diasporës, në të gjitha proceset e rëndësishme kombëtare, gjithashtu për inkorporimin e kuadrove shqiptarë të shkolluara dhe të përgatitura në Zvicër, mënyrat si mund bashkërisht ta ndalojmë migrimin e rinisë tonë duke iu mundësuar shanse më të mira për përparim në vendlindje.
U ndamë të kënaqur për faktin se bashkimi i opozitës shqiptare në Lidhjen Europiane për Ndryshim ka ngjallur një shpresë gjithandej për ta sjell ndryshimin e shumëpritur!
FALEMINDERIT NGA ZEMRA!
NDRYSHIMI PO VJEN!” ka shkruar në Facebook kryetari i LD-së, Izet Mexhiti.
https://www.facebook.com/photo?fbid=883210256517560&set=pcb.883210846517501

Të ngjajshme

Të fundit