11.8 C
Skopje
E enjte, 16 Prill, 2026

Katër vite nga vdekja e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, bashkë me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci dhe anëtaren e “Gratë për Vetëvendosje”, Nazan Kërveshi, kanë vizituar familjen e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Vizita është realizuar në përvjetorin e katërt të shkuarjes në amshim të artistes.

Ata u pritën nga vëllai i Nexhmijes, Tarik Pagarusha dhe bashkëshortja e tij Lulja.

“Bashkë e kujtuan figurën e shquar të Nexhmije Pagarushës, veprimtarinë e saj, dashurinë që kishte për muzikën dhe krijimtarinë artistike që la pas”, shkruan në njoftimin e MKRS-së.

 

Burimi /Blic

Të ngjajshme

Të fundit