Deputetët e Aleancës për Shqiptarët të prirë nga Ziadin Sela nuk votuan ndryshimet e propozuara nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për Ligjin e Organizimit të Punës së Organeve të Administratës Shtetërore, gjegjësisht ministrive.
Ky vendim i 4 deputetëve të ASH-së së Selës nuk është një një vijë me deputetët e tjerë të Frontit Evropian, që votuan propozimin e partisë më të madhe maqedonase.
Nga ana tjetër Deputeti i partisë populli Skender Rexhepi Zejdi deklaroi se e kishte zënë gjumi dhe se për atë arsye nuk ka mundur të voton.
Kreu i BDI mund të mbetet i vetëm me deputetët e BDI në kuvend dhe se egziston mundësia që deputetët tjerë ti bashkangjiten pushtetit sepse disa ditë më parë lideri i pozitës Izet Mexhiti deklaroi se ka disa deputet që do i bashkangjiten pushtetit!




