0.8 C
Skopje
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Zjarri shkrumboi një shtëpi në Shipkovicë të Tetovës

Kjo është pamja pas zjarrit që përfshiu shtëpinë e familjes Qaili nga Shipkovica e Tetovës. Objekti u dogj në tërësi, ndërsa nga flakët u përfshinë edhe dy kasolle që ishin afër. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, por supozohet të jetë një kabllo i energjisë elektrike. Në shuarjen e flakëve përveç zjarrfikësve ndihmoi edhe i gjithë fshati.

“Ma dha lajmin një shok se më është ndezur shtëpia. Erdha menjëherë sepse kam edhe nënën invalidë edhe djalin të palëvizshëm. Nëna dhe djali kanë qenë brenda ndërsa vëllai teksa vjen me traktorin e sheh që del zjarr nga kasollja. Heq menjëherë nën djalin tim traktorin, por për shkurt kohë u bë shkrumb e hi gjithçka. Vëllai pak është lënduar në syrin e djathtë. Nëna është lënduar pak tek sa e kanë nxjerrë sepse është e palëvizshme. Unë vet ta ndërtoj shtëpinë më nuk mundem”, deklaroi Salim Qahili, pronar i shtëpisë.

Lufta me flakët ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit, me qëllim të shpëtimit të shtëpive të tjera për rreth.

“Shpëtuam shtëpitë për rreth sepse është një fshat tejet i dendur dhe me rrugë të ngushta. Është tepër vështirë për të depërtuar me mjetet e zjarrfikësve, andaj kërkoj nga fshatarët e Shipkovicës që të vënë në funksion dy hidrantët që ishin në funksion më herrët sepse e pamë mbrëmë që nuk janë funksional, andaj apeloj që ti vënë në funksion sepse është fshat vështirë i depërtueshëm shkaku i rrugëve të ngushta”, tha Avni Ameti, shef i NJTKZ.

Zjarrfikësit vazhduan edhe sot me intervenimin e tyre për tu siguruar se zjarri është shuar tërësisht. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit