Në lagjen Dyqanxhik të Shkupit ka pasur të shtëna me armë.
Një person me armë zjarri ka shtënë në drejtim të një personi, i cili për shkak të plagëve të marra është dërguar në spital.
Siç thuhet nga burime akoma jozyrtare, të dy personat e përfshirë në rast janë 18 vjeçarë.
Nga të shtënat ka marrë lëndime në dorë. Ndërkohë autori pas të shtënave ka ikur në drejtim të bulevardit Nikolla Karev, e njohur si Rruga e Plastikave.