32.8 C
Skopje
E premte, 20 Qershor, 2025

VLEN: Nisin punimet për interkoneksionin energjetik Tetovë–Prizren

VLEN në një kumtesë për media thotë se nën udhëheqjen e tyre për herë të parë, ndërtohet interkoneksioni energjetik Tetovë–Prizren, projekt strategjik që sipas tyre, jo vetëm që lidh dy qytete shqiptare, por forcon identitetin energjetik, ekonomik dhe politik në rajon.

“Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit mes MEPSO-s dhe KOSTT-it për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Tetovë–Prizren është një prej zhvillimeve më domethënëse të dekadës në fushën e energjisë. Ky projekt përfaqëson jo vetëm përmirësim të infrastrukturës, por një lidhje të fuqishme strategjike mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës”.

“Falë përkushtimit dhe vizionit të drejtorit Burim Latifi, ky projekt kalon nga ideja në realizim konkret. Interkoneksioni do të rrisë ndjeshëm kapacitetet ndërkufitare të shkëmbimit të energjisë elektrike, do të forcojë sigurinë energjetike dhe do të kontribuojë fuqishëm në tranzicionin e gjelbër që kërkon koha moderne”.

“Kjo është një vepër që shkon përtej fijeve të tensionit të lartë, është një simbol i fuqisë së bashkëpunimit shqiptar, një investim në të ardhmen dhe një mesazh i qartë: kur shqiptarët qeverisin me përgjegjësi dhe vizion, ndodhin gjëra të mëdha”, thonë nga VLEN.

Të ngjajshme

Të fundit