9.8 C
Skopje
E martë, 21 Prill, 2026

“Nëse vetëm 3 muaj lini duhanin, bëni ecje, hani shëndetshëm, ju mund të shpëtoni zemrën tuaj dhe të keni shanc të dytë për jetë”

Gazetare: Arta Sefadini

“Ja dy gjëra të rëndësishme që u them pacientëve të mi, shpesh nuk vendos stent, i them pacientit, dëgjo, kemi 3 muaj, në 3 muaj, dua që të lini duhanin, ilaçet janë në rregull dhe siç themi në Kërçovë “të vini në vete”, sepse shpesh mund ta vini re këtë ndryshim, domethënë, kur pacienti vjen pas 3 muajsh kur bën të njëjtën imazheri nga brenda, do të shikoni arteriet e gjakut, do të shihni se ato janë më të stabilizuara, ky efekt toksik i pirjes së duhanit dhe lipideve të larta është i mahnitshëm. “ – thotë dr. Florim Cuculli mjek kardiolgo në Zvicër.

Mjeku kardiolog thekson çdo njeri është përgjegjës për veten dhe jetën e tij. Prandaj me vetëm 3 muaj modifikim të stilit të jetës, sëmundjet e zemrës mund të parandalohen, por nëse nuk modifikohet sitli i jetës, pavarsisht medikamenteve, pavarsisht çdo sendi, është e kotë përpjekja e mjekëve.

“Është vërtetuar, për shembull, se marrja e statinave zvogëlon dhjamin. Ka një efekt të mirë në stabilizimin e pllakave në mënyrë që të mos ndodhin ataket në zemër, por gjithashtu luan një rol në regresionin arteriosklerozës, që do të thotë se sëmundja mund të reduktohet tek një pacient i ri që është 35-37 vjeç, nëse ai ndalon pirjen e duhanit, nëse fillon të marrë ilaçet siç duhet, nëse fillon të lëvizë, të humbasë peshë, të bëjë sporte, ai person mund të rikthehet në gjendjen e tij të mëparshme.” – thekson dr. Cuculli për emisionin Pasqyra e Shëndetit./ Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit