LSDM sot paraqiti një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e Rezolutës jokushtetuese të OBRM-PDUKM-së dhe ZNAM-it të miratuar në Kuvend.
“Kur kërcënohet rendi kushtetues dhe të drejtat themelore të njeriut, nevojitet veprim i përbashkët. Sot, LSDM paraqiti një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese kundër Rezolutës jokushtetuese të OBRM-PDUKM-së dhe ZNAM-it të miratuar në Kuvend. Konkretisht, për shkelje të Pjesës 1 të Kushtetutës, Nenit 16, i cili garanton: lirinë e fjalës, lirinë e paraqitjes publike, lirinë e besimit dhe shprehjes publike. Dhe që ndalon censurën në çdo formë”, theksoi sekretari i përgjithshme e LSDM-së, Aleksandër Sasha – Dimitrijeviq, në konferencën e sotme për shtyp.
Ai theksoi se rezoluta është jokushtetuese dhe përbën një kërcënim serioz për demokracinë.
“Rezoluta jokushtetuese është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së fjalës dhe lirisë së veprimit politik të opozitës në tërësi, përmes censurës. Mbi një temë me interes të jashtëzakonshëm publik. Qytetarët e dinë shumë mirë këtë, për një marrëveshje me Britaninë që publiku e mësoi nga mediat britanike, e lidhur edhe me një kredi prej 6 miliardë eurosh. Kjo temë nuk mund të trajtohet në asnjë mënyrë si krijim paniku dhe si kërcënim për stabilitetin publik. Një Rezolutë në Kuvend nuk mund të jetë kundër “narrativës së opozitës” dhe të kërcënojë duke iu referuar kodit penal, kundërvajtjeve dhe akuzave penale për fjalën”, theksoi Dimitrijeviq, duke shtuar se Gjykata Kushtetuese duhet ta shfuqizojë këtë Rezolutë jokushtetuese.
