Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi, i ka uruar qytetarët e besimit katolik për festën e Krishtlindjeve.
Gashi në Facebook shkruan se kjo festë sjell mesazh paqeje, solidariteti, humanizmi dhe respekti të ndërsjellë.
“Me rastin e Krishtlindjeve, në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u shpreh urime të sinqerta të gjithë besimtarëve katolikë në vend. Festat e Krishtlindjeve sjellin mesazhe paqeje, solidariteti, humanizmi dhe respekti të ndërsjellë, vlera që janë themeli i çdo shoqërie demokratike dhe multietnike”.
“Ju uroj të kaloni festat me shëndet, paqe dhe ngrohtësi familjare, me shpresë dhe optimizëm për vitin që vjen”, ka shkruar Gashi.
