13.8 C
Skopje
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

“E Majta” propozon shfuqizimin e KRRE-së

Partia e Majta propozon shfuqizimin e Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRRE) dhe bartjen e të gjitha kompetencave të saja mbi Ministrinë e Energjetikës. Sipas kësaj partie, modeli aktual gjithnjë e më tepër e thellon varfërinë energjetike dhe lejon derdhjen e parave publike në xhepa private. Mijëra familje jetojnë në varfëri, çmimet e energjisë rriten, ndërmarrjet publike janë zhytur në borxhe ndërsa elektro përçuesit privat fitojnë të hyra të vazhdueshme thonë nga e Majta.

“Komisioni Rregullator për Energjetikë nuk shërben si mbrojtës i qytetarëve dhe ndikimi i padukshëm politik është ndikimi më i rrezikshëm. Ajo është ndikimi ku askush nuk përgjigjet e gjithnjë paguajnë qytetarët. Për këtë ne propozojmë shfuqizimin e KRE-së dhe bartjen e kompetencave të saja mbi Ministrinë e Energjetikës. Përfundimisht duhet të ekzistojë përgjegjësi politike për kryeministrat dhe ministrat tanë kur faturat tona rriten”, deklaroi Amar Mecinoviq – Deputet i së Majtës. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit