11.8 C
Skopje
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Nis takimi i liderëve në Klubin e deputetëve

Ka nisur takimi i liderëve në Klubin e deputetëve, që u organizua me iniciativë të kryeministrit Hristijan Mickoski, përcjell TV21. Në takim është prezent kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili është i shoqëruar nga deputetja Rina Ajdari, përcjell TV21. Koalicionin VLEN e përfaqëson Bilall Kasami, i cili është i shoqëruar nga deputeti Bekim Qoku.

Në lidhje me: Ja çfarë pritet të diskutohet në takimin e liderëve

Ndryshe nga paralajmërimi, për pjesëmarrje të kreu të ZNAM, Maksim Dimitrievski, në takim po merr pjesë ministri i Administratës, që vjen nga kjo parti, Goran Minçev. Në takim për herë të parë po merr pjesë Levica, ndërsa kryetari i partisë, Dimitar Apasiev, është i shoqëruar nga deputeti Borisllav Krmov./tv21.tv

Të ngjajshme

Të fundit