Një grua 41-vjeçare ka ndërruar jetë në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi dje pasdite në rrugën lokale pranë fshatit Rusjaci, në komunën e Makedonski Brod. Sipas informacioneve nga policia, në aksident kanë mbetur të plagosur tre persona, përfshirë një fëmijë gjashtëvjeçar.
“Sipas informacioneve, një automjet pasagjerësh tip Citroen me targa të Kërçovës, i drejtuar nga bashkëshorti i saj, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Gruaja, e identifikuar si K.S.S., ka ndërruar jetë në vend si pasojë e lëndimeve të rënda, ndërsa vdekjen e ka konfirmuar një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dorëzuar për obduksion”, njoftoi Ministria e Brendshme.
Në aksident u lënduan edhe tre persona të tjerë – S.S. (69), M.S. (62) dhe një fëmijë gjashtëvjeçar. Ata u transportuan me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm në Prilep, ku u është ofruar ndihma e duhur mjekësore.
