9.8 C
Skopje
E hënë, 26 Janar, 2026

Para nisjes së “Safe City”, ulet kufiri i shpejtësisë në dy bulevardet kryesore të Tetovës

Komuna e Tetovës ka filluar me vendosjen e shenjave sinjalizuese për shpejtësinë.

Në dy bulevardet Ilinden dhe Bato, me vendim të sektorit të komunikacionit dhe SPB-së është ulur shpejtësia maksimale e lejuar nga 50 në 40 km/h.

“Ulja e shpejtësisë për dhjetë kilometër më pak në dy bulevarde, për veç që ndihmon Safe City, ka të bëj kryekëput edhe me aksidentet e shumta, e që sidomos kanë ndodhur në këtë rrugë, ku më së shpeshti tragjikisht e kanë pësuar fëmijët. Andaj në këto dy bulevarde, shpejtësia nga 50 do të ulet në 40 kilometra në orë”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.

“Komuna e Tetovës në bashkëpunim me SPB Tetovë ka marr vendim që para datës një datë kur do fillohet me Safe City, t`i vendos shenjat e komunikacionit, sinjalistikën vertikale me të cilat do kufizohet shpejtësia përgjatë bulevarde ku edhe janë vendosur kamerat e Safe Sity, gjegjësisht në bulevardin “Ilinden” do vendoset shenja ku do tregohet kufizimi i shpejtësisë prej 40 kilometrash, pra dhjetë më pak nga aktualja sepse aty ka qarkullim nxënësish dhe qytetarësh. Në bulevardin “VS Bato” ku ka edhe një kamerë  tjetër Safe City, do vendosen edhe aty shenja për kufizim të shpejtësisë2 prej 50 kilometra në orë”, tha Albi Qamili, Zëvendës kryetar i komunës së Tetovës.

Qamaili tha se gjatë dy ditëve të ardhshme do të rregullohen edhe semaforët të cilët prej një muaj janë jashtë funksionit./ Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit