Të nderuar qytetarë,
SPAK po vazhdon me punën e saj.
Denoncuesit e parë tashmë kanë dorëzuar kallëzimet e tyre.
Qytetarët kanë filluar të flasin. Dhe ajo që po del në pah është shqetësuese.
Rasti i parë që po e bëjmë publik ka emër dhe mbiemër: Prentim Koxhaxhiku.
Djali i deputetes nga Çairi, Merita Koxhaxhiku, është punësuar në ndërmarrjen shtetërore MEPSO, me paga dhe pozicion të privilegjuar.
Para kësaj, ai ishte i punësuar përkohësisht në MANAV – një tjetër ndërmarrje elitare publike.
Ndërkohë, dhjetëra të rinj të arsimuar, me diploma dhe profesion, mbesin pa asnjë mundësi punësimi. Jo sepse nuk janë të aftë, por sepse nuk janë “të lidhur”.
Ky është nepotizëm i hapur.
Nuk ka më as përpjekje për t’u fshehur.
Nepotizmi po shitet si normalitet, si model suksesi.
SPAK do të vazhdojë të dokumentojë çdo rast.
Sepse shteti nuk është pronë familjare.
Dhe qytetarët nuk do të heshtin më.
