21.8 C
Skopje
E premte, 12 Prill, 2024

A do të shpëtojnë qytetarët nga fajdexhinjtë përmes ndryshimit të ligjit?

Maqedonia e Veriut është i njohur si vend i çudirave dhe trazirave, prandaj nuk është për çudi që edhe dukuritë më negative të shoqërisë shndërrohen në shpresë për shoqërinë. Fajdexhinjtë legal nuk është se janë shtuar sepse kanë ekzistuar edhe më herët, por tani klientët e tyre janë shumëfishuar si dhe pasojat janë shtuar. Duke pas parasysh krizën me të cilën po përballet vendi, ku gjitha çmimet janë ngritur në piedestal shumë qytetarë në mungesë të zgjidhjeve tjera, zgjedhin të aktivizohen në vendet në të cilat rreziku është shumë i madh për humbje dhe falimentim total. Fajdexhinjtë legal po mashtrojnë në mënyrë publike me parullat për ndihmë e lehtësim për vetëm pesë minuta po shkatërrojnë e fundosin qytetarë me vite të tëra. Në ndërkohë, në procedurë parlamentare është miratimi i ndryshimeve ligjore ku vendoset tavani i kamatës maksimale. Kjo nënkupton se një qytetar që merr 3000 denarë borxh, në emër të kamatave do të paguajë maksimalisht 3000 denarë. Dhe, jo siç janë denoncuar raste të mëhershme që për 10 mijë denarë borxh qytetarët janë detyruar të kthejnë 30 mijë denarë. Ndryshimet e tilla në këtë ligj shihen si shpresë shpëtimi nga këta fajdexhinj, që përmes kamatave të larta po i detyrojnë qytetarët të shesin edhe shtëpitë e gjithçka që kanë në emër të tyre, shkruan Zhurnal.

Kreditë e shpejta i shkatërrojnë qytetarët, në emër të ndihmës i fundosin –

Kreditë e shpejta janë të ngjashme me kazinot apo kumarin, madje edhe më keq të marrësh para me fajde do të thotë me duart e tua të nënshkruash kapitullimin tënd. Qytetarët në hall të madh, nevojë e madhe të financave për përballimin e krizës ekonomike kërkonin ndihmë kudo që ofrohej. Pikërisht, në këtë kohë këto “shitoret e parave” apo fajdexhinjtë legal u shfaqën e u shpeshtuan në gjithë territorin e vendit sikurse “kërpudhat” pas shiut.

Qytetarët merrnin një shumë të caktuar parash përshembull 10 mijë denarë, por për t’i kthyer këto të holla kjo shifër shumëfishohej, nga rastet e denoncuara në avokatin e popullit thuhet që janë detyruar qytetarët që të kthejnë 30 mijë denarë e më shumë se kaq, pa çka se vetëm 10 mijë denarë kanë marrë. Dhe, kjo gjë mbase u lejohej këto kompani private financiare sepse shfrytëzonin vakumin në ligjin për Shoqëritë Financiare.

Çka parashihet të ndryshohet në ligjin e ri?

Me Ligjin e ri të propozuar, shoqëritë financiare do të duhet të krijojnë sistem të menaxhimit me rrezikun kreditor, që i referohet humbjes së shoqërisë financiare për shkak të pamundësisë që klienti t’i shlyejë detyrimet e tij në vlerën e dakorduara ose afatet përkatëse. Me këtë ligj, përforcohet edhe mbikëqyrja mbi punën e shoqërive financiare, sipas shembullit të rregullatorëve të tjerë (si p.sh., Banka Popullore dhe Komisioni i Letrave me Vlerë), ndërsa do të hartohet dhe miratohet edhe rregullore e veçantë. Gjithashtu, parashihen edhe gjoba në vlerë prej 8.000 deri në 10.000 euro për mosrespektimin e dispozitave ligjore.

Gjithashtu, ndryshimet janë në drejtim të përforcimit të kornizës rregullatore për punën e shoqërive financiare në tregun e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim që shoqëritë financiare të jenë institucione serioze financiare duke ofruar alternativën e punës së bankave dhe të mos jenë vetëm shoqëri që ofrojnë kredi afatshkurtër për popullsinë. Nga ana tjetër, në vitet e kaluara me krizën e madhe ekonomike janë rritur edhe kërkesat për kredi të shpejta. Vetëm në vitin 2021 janë regjistruar mbi 400 mijë kërkesa për kredi të shpejta tregon raporti i Byrosë kreditore të Maqedonisë . Kjo dëshmon se kërkesa te qytetarët për këto kredi me kamata më të larta dhe afat më të shkurtër të shlyerjes është rritur jashtëzakonisht shumë, Koha.mk.

Kush e rregullon punën e kompanive private që ofrojnë para me kamata tejet të larta?

Puna e shoqërive private financiare të njohura në opinion si “shitore për para”, të cilat ofrojnë kredi të shpejta, është e rregulluar me Ligjin për marrëdhënie të obligacioneve. Ky ligj pësoi ndryshime në tetor të vitit 2021 me çka përmbaruesit nuk do të mund të përllogaritin kamatë më të lartë se borxhi kryesor në kamatat e dakorduara ndëshkuese.
Por, qytetarët thonë se dhe këtu ka mashtrime, pasi në momentin që ata s’mund t’i shlyejnë kamatat e borxhit që kanë marrë, u propozohet që të nënshkruajnë kontrata të reja në bazë të revidimit të kredive, me një vlerë dyfish më të lartë nga hera e parë.

“Nisa me 7.000 denarë, (120 euro) për kohë të shkurtër, pas vonesës së kësteve, ata u paraqitën për rifinancim të kredisë. Ata të shantazhojnë me përmbarues nëse nuk dëshiron të rifinancosh kredinë, dhe për herë të dytë më është rritur kredia nga 7.000 në 17.000 denarë, (280 euro) . Me rifinancimin e tretë të kredisë arrita në 33.000 denarë (520 euro) dhe tani jam në borxh mbi 70.000 denarë (1 mijë e 200 euro)”, ka rrëfyer përvojën e saj të hidhur një qytetare për REL.

Megjithëse në bazë të Ligjit për shoqëri financiare licencën për themelimin e shoqërive financiare e jep Ministria e Financave. Institucionet ku bën pjesë edhe Ministria e Financave, që janë përgjegjëse për mbikëqyrjen e punës së shoqërive private financiare, thonë se këto institucione punojnë në bazë të Ligjit për marrëdhënie të obligacioneve dhe përderisa nuk e shkelin këtë ligj, ato vazhdojnë me veprimtarinë e tyre. /Zhurnal.mk

Të ngjajshme

Të fundit