24.8 C
Skopje
E martë, 15 Tetor, 2024

A e dini pse marrim gjithmonë një gotë ujë me kafen tonë

Kultura e pirjes së kafesë ndryshon nga vendi në vend, por në shumicën e rajoneve sot, një filxhan kafe shoqërohet me një gotë ujë të ftohtë. Ka qytete ku ky rregull nuk zbatohet, ndaj nëse porosisni ujë me kafen, patjetër që do të merrni edhe faturën bashkë me të. Edhe pse në shekullin e 16-të u shfaq “pirja e rastësishme e kafesë”, të cilën turqit dhe grekët e pranuan menjëherë, në Europën Perëndimore ky ritual u ngrit shumë më vonë, në fund të shekullit të 19-të. Ajo që është interesante është se gota e ujit që vjen me kafenë nuk ishte menduar për t’u pirë. Në atë kohë, shumë zonja ankoheshin se kishin vështirësi me lugën e përdorur për përzierjen e sheqerit dhe kafesë.

Nuk u pëlqeu fakti që lugën e ndotin me shkumë dhe më pas duhet ta vendosin në buzë të pjatës. Në atë kohë, shumë e konsideronin këtë lëvizje të pakulturuar dhe aspak elegante, ndaj restorantet prezantuan një gotë me ujë që vjen me kafe. Qëllimi i saj ishte që të ftuarit të mund të lanin lugën e ndotur dhe vetëm më pas ta vendosnin në tabaka.

Në fillim përdorej një gotë me ujë për të hedhur një lugë të papastër, por ky ritual ka ndryshuar kuptimin e tij që nga viti 1873, kur u prezantuan sistemet e para të ujit të qytetit, nga burimet malore. Më pas pronarët e kafeneve donin të tregonin se pijet e tyre i përgatisin me ujë të kristaltë të burimit.

Sot, të marrësh një gotë ujë me kafen konsiderohet sjellje e mirë. Shumë bare dhe restorante në botë e kanë adoptuar atë, por fakti është se ka vende ku nuk do ta merrni pa kërkuar./abcnews.al

Të ngjajshme

Të fundit