11.8 C
Skopje
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Ahmeti vizitoi Qendrën Informative Kulturore në Tiranë, u mirëprit nga drejtori Origjanski

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka vizituar sot hapësirat e Qendrës Informative Kulturore në Tiranë ku ka takuar drejtorin Zllatko Origjanski.

Pas mikpritjes së mbrëmshme vëllazërore të Kryeministrit Edi Rama, gjatë qëndrimit tonë në Tiranë vizituam edhe hapësirat e Qendrës Informative Kulturore, ku u mirëpritëm nga drejtori i kësaj qendre, z. Zllatko Origjanski.

Kjo qendër është rezultat i bashkëpunimit tonë të përforcuar ndërqeveritar me Republikën e Shqipërisë, një projekt institucional që synon të ruajë dhe avancojë lidhjen kulturore mes vendeve tona.

Ju urova punë të mbarë drejtuesve të kësaj qendre dhe materializim të përpiktë të programit të bashkëpunimit ndërkulturor mes vendeve tona.

Të ngjajshme

Të fundit