21.8 C
Skopje
E enjte, 28 Mars, 2024

Ali Ahmeti: Koha dhe historia do të dëshmojë për idealet dhe veprat tona

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti në një intervistë për portalin “Nacionale” të Kosovës, mes tjerash ka folur edhe për të arriturat e shqiptarëve në fund shekullin e kaluar dhe fillim shekullin e ri.

I pyetur se a ka besuara sinqerisht ai dhe shokët e tij të idelait se gjatë viteve ’80-të dhe ’90-të shqiptarët në fillim të këtij shekulli do ta kenë një avancim çfarë e kanë tani, përveç Republikës së Shqipërisë, të kenë edhe Republikën e Kosovës, dhe tash me qenë shtetformues në Maqedonië e Veriut, Ahmeti ka deklaruar se se kanë bësuar në idelet e tyre, dhe se beteja e tyre ka qenë vazhdimësi e një beteje të brezave të tërë.

“Se sa jam unë idealist dhe të gjithë bashkëluftëtarët e mi, koha dhe historia do ta vërtetojë, por ne kemi luftuar me bindejt tona për platformën që e kemi pasur, atë platformë që është hartuar brez pas brezi, nuk është e krijuar vetëm se prej lëvizjes studentore të vitit 1981, Lëvizjes Popullore të Kosovës, por aty ka kontribut të jashtëzkonshëm edhe Adem Demaçi e Rifat Berisha… Të gjitha këto janë sublimuar në një platformë të vetme, që vetëm se ka çelikosur bidjen tonë që ne një ditë do ta gëzojmë lirinë dhe do ta gëzojmë atë për të cilën ne po bëjmë përpjekje, pra, kemi besuar në idealet tona”, ka deklaruar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Të ngjajshme

Të fundit