Nesër, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të mbajë një takim me popullin në degën e Likovës, ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari i partisë, Ali Ahmeti. Takimi do të zhvillohet te salla e sportit në Mateç, pranë Shkollës Fillore “Kultura”. Ky është një nga disa takime që BDI ka nisur me qytetarët si pjesë e përgatitjeve për zgjedhjet komunale që po afrohen, me qëllim forcimin e komunikimit me elektoratin, informon POPULLI.mk
Në këtë takim, përveç diskutimeve për zgjedhjet, pritet të trajtohet edhe çështja e legjitimitetit politik të BDI-së, pasi tani kjo parti ndodhet në opozitë dhe jo më në qeveri. Në një periudhë të rëndësishme si kjo, partia synon të theksojë rëndësinë e mbështetjes nga qytetarët për të riafirmuar rolin e saj në politikën lokale dhe nacionale. / © POPULLI.mk