16.8 C
Skopje
E enjte, 28 Maj, 2026

BDI: Selmani dhe Verzivolli, kandidatë partiak në kundërshtim me ligjin për media

- Advertisement -

Pas ASH, edhe BDI ka shprehur shqetësimin për, siç thuhet në deklaratë, “tendencën për politizimin e institucioneve të pavarura nga partnerët e koalicionit në një qeveri pa legjitimitet etnik”.

Në deklaratën e drejtuar mediave, BDI thekson se kandidatët për anëtarë të Këshillit të Agjencisë për Media, Nafije Selmani dhe Afrona Verzivolli, kanë mashtruar deputetët, qytetarët dhe mediat gjatë debatit të zhvilluar dje në Komisionin Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime.

“Nafije Selmani dhe Afrina Verzivoli janë anëtarë të partive politike në koalicionin Vlen, kanë qenë kandidat për deputetë, këshilltar komunal, kanë marrë pjesë në mbledhje të organeve partiake dhe kanë qenë të propozuar në pozita nga po ato parti. Është e turpshme, e pa skrupulltë, të gënjehet i gjithë opinioni pa ju dridhur qerpiku. Me çfarë kredibiliteti do të ushtroni detyrat e juaja kur gënjeni botërisht dhe thyeni ligjin gjatë zgjedhjes tuaj? Partizimi i këshillit të prokurorëve nga VREDI vijon të zbatohet edhe në Agjencinë për Media”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Deputetët, thekson më tej reagimi i BDI-së, janë përballë sfidës për të zgjedhur: a do të politizojnë organet rregullatore dhe institucionet e pavarura shtetërore, apo do të mbrojnë integritetin e institucioneve dhe të Kuvendit duke respektuar ligjin.

- Advertisement -

Të ngjajshme

Të fundit