21.8 C
Skopje
E mërkurë, 19 Gusht, 2026

Taravari: Mos të brengoset Ahmeti, shqipja vazhdon të jetë zyrtare në RMV

arben taravari

I pyetur për deklaratat e fundit të Ali Ahmetit, i cili paralajmëroi se të gjitha sheshet e Shkupit do të mbushen në rast se preket gjuha shqipe, Arben Taravari nga VLEN u shpreh se nuk ka arsye për shqetësim. Sipas Taravarit, gjuha shqipe do të vazhdojë të mbetet gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk duhet të brengoset aspak z.Ahmeti se nuk rrezikohet aspak gjuha shqipe. Gjuha shqipe vazhdon të jetë zyrtare në RMV. Unë i kisha porosit që të jetë i rehatshëm, të fokusohet më shumë në reformimin e partisë dhe në reformimin në opozitë”, shtoi mes tjerash Taravari.