5.8 C
Skopje
E mërkurë, 25 Mars, 2026

“BE-ja për trashëgiminë kulturore të Maqedonisë së Veriut” – tribunë e hapur nga fushata “Ne jemi Evropë”

Në kuadër të fushatës “Ne jemi Evropë”, sonte prej orës 18 në Qendrën e Kulturës – Manastir do të organizohet tribunë e hapur “BE-ja për trashëgiminë kulturore të Maqedonisë së Veriut”.

Janë paralajmëruar fjalime të ministres së Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq – nikoqir i fushatës “Ne jemi Evropë”, e cila organizohet në tetë qytete të shtetit.

Në ngjarjen e tretë të fushatës, këtë herë në Manastir, do të flasë edhe Andrea Shtajner – Votanova – zëvendësambasadore e Çekisë, si dhe mysafirë të tjerë në tribunë.

Fushata “Ne jemi Evropë” filloi me tribunë të hapur për qytetarët në Shkup, vazhdoi në Strumicë, ndërsa pas të sontmes në Manastir, tribuna në ditët në vijim do të ketë edhe në Prilep, Ohër, Shtip, Tetovë dhe Kumanovë.

“Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE) dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i afirmojnë dhe promovojnë vlerat evropiane, në kohë të vendimeve të rëndësishme për vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE, të cilat na prekin të gjithë neve, qytetarëve edhe atë në frymën e demokracisë, multikulturalizmit, sundimit të drejtësisë, respektimit të të drejtave fundamentale dhe të njeriut, etj”, njoftoi SÇE.

Në mënyrë adekuate për çdonjërin nga qytetet, thekson SÇE, hapen pika për diskutim në disa tema edhe atë: kulturë, energjetikë, turizëm, bujqësi, ekonomi, rini, infrastrukturë dhe çështje sociale. Aktivitetet në çdonjërin nga qytetet përfshijnë edhe vizitë në lokalitet me rendësi për qytetin konkret. 

Të ngjajshme

Të fundit