Portali Populli.mk mbrëmë e realizoi një anketë me katër kandidatë të mundshëm të Komunës së Sarajit, dy nga rradhët e VLEN-it dhe dy nga rradhët e BDI-së, nga VLEN emrat që më së shumti përfliten janë Muhamed Elmazi nga LD ku është drejtori i NOMAGAS ShA – Shkup dhe Blerand Ramadani nga ASH, kurse nga BDI kandidati aktual që ushtron detyrën e kryetarit të Komunës Ilaz Veseli dhe Zëvendës Drejtor në NPQSh PARKINGJET-Shkup, Bejtulla Saiti i cili është magjistër i drejtësisë dhe njëkohësisht është kryetar i këshillit vendor BDI Matkë dhe këshilltarë në Komunën e Sarajit.
Anketa u fillua mbrëmë dhe u anketuan rreth 1000 persona ku 14% u votua Muhamed Elmazi nga LD, 27% Blerand Ramadani nga ASH, 27% Ilaz Veseli nga BDI dhe 30% Bejtulla Saiti nga BDI, edhe pse akoma nga partitë nuk kanë dhënë emra zyrtarë për kandidatë por emrat që më së shumti përfliten janë këta!
https://www.facebook.com/share/p/1AFq331k2P/
https://www.facebook.com/share/p/1AFq331k2P/